string(94) "situata-dhe-parashikimi-i-rezultateve-ne-qarqet-berat-gjirokaster-vlore-dhe-korce-zona-e-jugut"

Ballina

Ermal Mulosmani

21/01/2021 12:38

Situata dhe parashikimi i rezultateve në qarqet Berat, Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë (Zona e Jugut)

Ballina

Ermal Mulosmani

21/01/2021 12:38

Në vijim të një vëzhgimi për situatën paraelektorale në 12 qarqet e Shqipërisë, më poshtë do të gjeni një përshkrim se si paraqitet gjendja në qarqet Berat Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë. 

Lexo edhe: Situata dhe parashikimi elektoral për qarqet Kukës, Dibër, Lezhë dhe Shkodër (zona e veriut) – Gazeta Express

1.

Qarku Berat

Sipas censusit të popullsisë së vitit 2020, popullsia e qarkut të Beratit është 122,003 banorë, nga të cilët të drejtë vote kanë afërsisht 98 mijë banorë. Nga ky qark dalin 7 deputetë. Në zgjedhjet e 2017-ës Partia Socialiste fitoi 4 deputetë, LSI 2 deputetë dhe Partia Demokratike vetëm një deputet. Morën pjesë në votim 85347 votues (një pjesëmarrje shumë e lartë).

Situata këtu duket e paqartë.  Votuesit janë dukshëm shumicë e majtë dhe Partia Demokratike është në minorancë. Nga 7 deputetë vetëm një ka qenë djathtas. Mbetet për t’u parë se sa mundësi do ketë LSI të ruajë mandatet e 2017-ës (dy deputetë), sa e ka dëmtuar në elektorat koalicioni me një forcë të djathtë si Partia Demokratike. Nga ana tjetër në qarqe të tilla si i Beratit mendoj se do kenë ndikim edhe Partitë e tjera si Nisma Thurje që do marrë elektorat majtas. 45 mijë vota në 85 mijë votues (aq ka marrë PS e Ramës në 2017-ën) i sigurojnë asaj 4 deputetë çfarëdo që të ndodhë në kampin tjetër. Sfida mbetet në anën e Opozitës, a do jenë ata në gjendje të ruajnë bashkë atë që e kishin fituar veç e veç? Do të ishte fitore për Opozitën nëse mbajnë 3 deputetë.

Parashikoj që Partia Socialiste do fitojë në këtë qark 4 deputetë kundrejt 3 të koalicionit opozitar (përsëritje e 2017-ës).

2.

Qarku Gjirokastër

Qarku i Gjirokastrës këtë radhë nuk do nxjerrë 5 deputetë sa ka nxjerrë gjithmonë por 4. Ky ndryshim e bën të thjeshtë parashikimin pasi ka dy mundësi rezultati, ose 3 me 1 për Partinë Socialiste ose 2 me 2. Qarku i Gjirokastrës sipas censusit 2020 ka një popullsi prej 59,381 banorësh prej të cilëve kanë të drejtë vote jo më shumë sesa 48 mijë banorë (78%). Është e pamundur që koalicioni opozitar të mos akumulojë aq vota sa t’ia pamundësojë Partisë Socialiste marrjen e 3 mandateve.

Parashikoj një ndarje të barabartë 2 deputetë me 2.

3.

Korça

Popullsia e qarkut të Korçës sipas censusit të vitit 2020 është 204,831nga të cilët votojnë përafërsisht 160 mijë votues, Në vitin 2017 votuan mbi 132 mijë banorë prej të cilëve Partia Socialiste mori 6 deputetë, Partia Demokratike 4 dhe LSI 1 deputet. Numri  votave të Parisë Socialiste në 2017 ishte 62, 787 përkundër 42,177 të PD-së dhe 19,465 të LSI-së. Pra në total duket një rezultat tejet i ekuilibruar Pozitë-Opozitë (62 mij2-61 mijë). Kjo e bën garën në këtë qark mjaft interesante Do jetë një nga nga qarqet më të luftuara. Parashikoj një rritje të PD-së në këtë qark dhe një përçarje të votës së majtë me Partitë e reja.

Si konkluzion mendoj se ndarja e mandateve do të jetë 6 me 5 në favor të Opozitës.

4.

Vlora

Vlora është nga qarqet e vetme në Shqipëri që nuk ka ulje të popullsisë nga viti në vit. Popullsia e 2020, sipas censusit të atij viti, është 188 mijë banorë po aq sa ka qenë (pothuajse) në të katër vitet paraardhëse. Vihet re një anomali e theksuar mes qarqeve Vlorë dhe Korçë. Kështu, në censusin e 2020-ës, qarku Vlorë ka rreth 16 mijë banorë më pak sesa qarku i Korçës. Gjithashtu, në votimet e 2017-ës në Vlorë votuan 110 mijë votues ndërsa në Korçë 132 mijë (+22 mijë). Pra vihet re menjëherë një diferencë e theksuar si në banorë ashtu edhe në votues. E megjithatë, paradoksalisht, Vlora nxjerr 12 deputetë ndërsa Korça 11. Por le ta tejkalojmë këtë dhe të shohim sesi paraqitet situate në Vlorë.

Në vitin 2017, Partia Socialiste mori 65,684 vota ndër 110,760 votues pra rreth 60% të votive të mundshme duke shënuar edhe rekordin e atyre zgjedhjeve. Nga ky rezultat dolën 8 deputetë socialist. Partia Demokratike mori 23,207 vota që nxorën 3 deputetë dhe LSI, e treta, mori 12, 246 vota – 1 deputet. Që koalicioni opozitar të shtojë edhe një deputet (nga 4 të shkojë në 5) duket sfidë e fortë. Por, nëse motivon fort kandidatët e PBDIU-së siguron 5 vendet edhe nëse LSI eventualisht bie në numër votash.

Parashikoj që në këtë zonë të ndryshojë rezultati i 2017-ës, 7 mandate socialistët dhe 5 mandate opozita.

Në përfundim, zona e jugut parashikoj të ndahet mes socialistëve dhe opozitarëve në këtë raport:

Partia Socialiste            18   mandate

Koalicioni Opozitës      16  mandate

Duke bërë një përmbledhëse edhe me zonat e veriut të llogaritura në shkrimin e mëparshëm rezultati del si më poshtë:

Partia Socialiste           29 mandate

Koalicioni Opozitar     31 mandate.

Eventualisht, nëse Partia Socialiste arrin të ruajë rezultatin e 2017-ës në Vlorë, rezultati i Veriu+Jugu do ishte një barazim matematik.

Kuptohet lehtë që zemra e Shqipërisë me 80 mandate, Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Fieri do të përcaktojnë fituesin.