‘Sisterhood’ në Karlovy Vary Film Festival - Gazeta Express
string(40) "sisterhood-ne-karlovy-vary-film-festival"

‘Sisterhood’ në Karlovy Vary Film Festival

Arte

Gazeta Express

30/06/2021 10:47

Projekti filmik ‘Sisterhood’ i regjisores Dina Duma ku Kosova është në bashkëprodhim minorë do të ketë premierën botërore në festivalin e kategorisë A Karlovy Vary Film Festival në konkurencën ‘East of the West’

‘Miqësia e dy vajzave adoleshente kërcënohet në momentin kur ato duhet të përballen me pasojat e tmerrshme të sjelljes së tyre manipuluese. Filmi është vendosur në komunitetin e adoleshentëve, për të cilët grumbullimi i ndjekësve në mediat sociale është më i rëndësishëm sesa kultivimi i marrëdhënieve të mirëfillta. Në debutimin e saj delikat, regjisorja miraton një qasje autentike për të kapur momentet formuese të rinisë, të cilat na mësojnë të pranojmë përgjegjësinë për veprimet tona’.

Lexo Edhe:

‘Sisterhood’ është bashkëprodhim në mes të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi me producentin Kosovar Liridon Cahani nga shtëpia filmike Added Value Films.

Në film luajnë: Antonia Belazelkoska, Mia Giraud, May-Linda Kosumovic etj.