Siria i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara, pasi Këshillimi i Sigurimit miratoi një rezolutë të paraqitur nga Uashingtoni për t’ia hequr sanksionet presidentit sirian, Ahmed al-Sharaa, para vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme.
“Siria e shpreh vlerësimin e saj ndaj Shteteve të Bashkuara dhe komeve miqësore për përkrahjen e tyre ndaj Sirisë dhe popullit të saj” – shkroi në rrjetin X ministri i Punëve të Jashtme, Assad al-Shibani, transmeton gazeta “The Times of Israel”.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme gjithashtu i falënderoi edhe vendet e tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe tha se miratimi i rezolutës e pasqyron “besimin në rritje në lidershipin e presidentit al-Sharaa”.
Nga 15 shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, 14 votuan në favor të heqjes së sanksioneve ndaj presidentit sirian dhe ministrit të Brendshëm. Asnjë shtet nuk votoi kundër, ndërsa Kina abstenoi.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...