Siria e falënderon ShBA-në pasi OKB-ja ia hoqi sanksionet presidentit Sharaa - Gazeta Express
string(76) "siria-e-falenderon-shba-ne-pasi-okb-ja-ia-hoqi-sanksionet-presidentit-sharaa"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 7:19

Siria e falënderon ShBA-në pasi OKB-ja ia hoqi sanksionet presidentit Sharaa

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 7:19

Siria i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara, pasi Këshillimi i Sigurimit miratoi një rezolutë të paraqitur nga Uashingtoni për t’ia hequr sanksionet presidentit sirian, Ahmed al-Sharaa, para vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme.

“Siria e shpreh vlerësimin e saj ndaj Shteteve të Bashkuara dhe komeve miqësore për përkrahjen e tyre ndaj Sirisë dhe popullit të saj” – shkroi në rrjetin X ministri i Punëve të Jashtme, Assad al-Shibani, transmeton gazeta “The Times of Israel”.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme gjithashtu i falënderoi edhe vendet e tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe tha se miratimi i rezolutës e pasqyron “besimin në rritje në lidershipin e presidentit al-Sharaa”.

Nga 15 shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, 14 votuan në favor të heqjes së sanksioneve ndaj presidentit sirian dhe ministrit të Brendshëm. Asnjë shtet nuk votoi kundër, ndërsa Kina abstenoi.