Sirenat e Mette Serre-s, urtësia e mesit të artë - Gazeta Express
string(47) "sirenat-e-mette-serre-s-urtesia-e-mesit-te-arte"

Sirenat e Mette Serre-s, urtësia e mesit të artë

Arte

Valona Hasani

09/08/2022 18:06

Në mesin e mjaft veprave të ekspozuara në Hotel Grand, në kuadër të Manifestës, është edhe “Seapussy Power Galore – Abcession (If you don’t know, you don’t grow), e artistes Mette Sterre

Mette Sterre diplomoi në vitin 2006 në Bachelor Autonome të Arteve të Bukura në Akademinë Willem de Kooning në Roterdam. Fillimisht ka bërë filma të shkurtër që rrotulloheshin rreth nocioneve të groteskut. Pastaj të përformoi dhe të krijoj maska ​​trupore, duke shtrembëruar konturin e njeriut, duke krijuar hibride.

Lexo Edhe:

Në 2011 u zhvendos në Londër dhe filloi te studionte në Programin Master Performance dhe Kërkime Kreative në Universitetin e Roehampton, u diplomua në vitin 2014. Tani jam një praktikues vizitor në Central Saint Martins në Londër.

Mbi 44 vite jetëgjatësi ka hoteli në zemër të Prishtinës, të cilin Manifesta e përzgjodhi t’i promovojë veprat artistike.

Në katin e 9-të të Hotel Grandit janë hapur ekspozita të shumëllojshme.

Secila hapësirë brenda këtij objekti është e veçantë për shkak të ekspozimit të veprave artistike. Qytetarë të Kosovës dhe qindra persona të shteteve të tjera u bënë pjesë e këtyre ekspozitave dhe festivalit ndërkombëtar.

Mette Sterre, autore e veprës “Seapussy Power Galore – Abcession (If you don’t know, you don’t grow), ka përdorur figurën e hiperbolës.

Në pamje të parë, sipërfaqja ishte e realizuar më ngjyra të ndryshme, të lehta, por që në esencë të vinte ndërmend ndonjë nga filmat horror.

Mënyra se si një trup, le të themi një trup i një qenieje, po deformohej gradualisht dhe vazhdimisht.

Pamja e jashtme e atij trupi mund të spekulohet që ishte gjysmë njeri-kafshë. Autorja përdori ekstremen e kontrastit dhe paraqiti sirenën në një botë nënujore.

Paraqiti një qenie të cilës i pëlqen mesi i artë. Një krijese që e ka të papërballueshme jetesën në tokë dhe jetike të jetojë afër saj, ose nën të.

Krijimtarja e kundërshtoi të gjithë këtë. Duke e kthyer të pamundurën në të mundur. Sterre lidhi sirenën me një furnizim ajri, ashtu që ajo të ndihet vërtet si në shtëpi nën det. Fundi i këtij narracionin përfundon me takimin e sirenës më kiborgun.

Por që nuk dihet e ardhmja e tyre.

Nëse shikohet vetëm nga fotografitë, atëherë mund të pretendohet që aty gjenden edhe disa çarçaf të bardhë.

Në mbulesat e bardha mund të mendohet që i është hedhur disa nga 7 ngjyrat e ylberit. Ndoshta para se të bëhej kjo procedurë, këto mbulesa ishin të ndrydhura, sikur të paraqiteshin disa rrudha. Ose ishin shqyera, pastaj të bashkuara.

Ose i kishte rënë një rrjet e padukshme, që kishte lënë gjurmë të pashlyeshme.

Në fakt, realizuesja e kësaj vepre artistike i bëri të gjitha objektet sikur të kishin qindra vite që “jetonin” në ujë, sikur të ngjasonin me një nga historitë e vërteta titanike.

Ndryshe nga Titaniku, mbetjet kishin dalë aty duke u ekspozuar në një hapësirë disa metrash të Grandit.

Tapeti i kuq, me disa katrorë ngjyrë të verdhë, ishte vendi ku qëndronte trupi i sirenës.

Ndërsa pjesa tjetër ishte çimento, me disa nuanca të zeza, që dukej sikur dikush e kishte “ujitur” paraprakisht.

”Trillet spekulative të Mette Sterre-s fillojnë pa ndryshim me maskat e trupit që ajo skalit. Vetëm kur këto krijime groteske të papërmbajtshme bëhen lëkurë e dytë për ata që i veshin, vetjet e artistes dalin plotësisht në pah; vetëm atëherë përhapen rrëfimet e tyre.

Seapussy Power Galore – Abcesi (Po nuk e dite, nuk rritesh) zhyt si interpretuesin ashtu edhe shikuesin në një botë nënujore gurgulluese që merr frymë dhe përpëlitet, tërhiqet e rrjedh. Figura qendrore në peizazhin detar të Sterre-s evokon sirenën. Që nga lashtësitë, hibridet e tilla njeri-kafshë janë paraqitur nëpër mitet e shumë kulturave.

Me gjithë fuqinë erotike, zakonisht kundrohen si me të meta e të paafta, si të papërshtatshme e të paafta për të mbijetuar në tokë, e megjithatë asnjëherë krejt në shtëpi as brenda në ujë.

Sterre e kundërshton këtë rrëfimtari duke e lidhur gruan e ujit me një furnizim ajri, ashtu që ajo të ndihet vërtet si në shtëpi nën det. Sirena takon kiborgun – e mandej?”
-Manifesta

/Gazeta Express