Sipërmarrësi më i famshëm shqiptar në SHBA, Martin Shkreli kërkon të lirohet nga burgu për të shpikur ilaçin kundër Covid-19 - Gazeta Express
string(123) "sipermarresi-me-i-famshem-shqiptar-ne-shba-martin-shkreli-kerkon-te-lirohet-nga-burgu-per-te-shpikur-ilacin-kunder-covid-19"

Sipërmarrësi më i famshëm shqiptar në SHBA, Martin Shkreli kërkon të lirohet nga burgu për të shpikur ilaçin kundër Covid-19

Gazeta Express

08/04/2020 10:07

Biznesmeni shqiptar Martin Shkreli, i cili aktualisht po vuan dënimin shtatë vjeçar, mendon se mund të gjejë një trajtim për koronavirusin prandaj kërkon që të lirohet nga burgu për 3 muaj.

Në një hulumtim 11-faqesh të postuar në faqen e internetit të Prospero Pharmaceuticals, një kompani që Shkreli e themeloi në maj 2015, sipërmarrësi i burgosur nxjerr tetë ilaçe ekzistuese që mund të përdoren për të trajtuar COVID-19.

Lexo Edhe:

Shkreli tha se përpjekjet e tanishme të industrisë farmaceutike nuk po shkojnë aq larg, duke thënë se ai është në një pozitë unike për të ndihmuar si “një pak drejtues me përvojë në të gjitha aspektet e zhvillimit të ilaçeve”.

 “Unë po kërkoj (3 muaj) për të ndihmuar në punën kërkimore mbi COVID-19. Lirimi në botën e pas-COVID nuk është ngushëllim as për të burgosurit. Si një sipërmarrës i suksesshëm i biofarmës, pasi ka blerë kompani të shumta, nga krijimi i molekulave dhe gjenerimi i hipotezave, deri te vlerësimet preklinike dhe modeli i provës klinike, sinteza dhe vendosja e ilaçeve, unë jam një nga të paktët drejtues me përvojë në të gjitha aspektet e zhvillimit të ilaçeve”, shkroi Shkreli në një deklaratë.

Shkreli, pati një reputacion të keq pasi  bleu ilaçin që trajton infeksionet parazitare “Daraprim” dhe duke rritur çmimin e tij në 5 mijë për qind, ose 750 dollarë për pilulë. Ky veprim shkaktoi kritika të aktivistëve dhe ligjvënësve.