Ka dështuar edhe tentativa e 25-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
PDK, LDK, AAK-Nisma dhe Lista Serbe nuk propozuan anëtarët për Komisionin për votim të fshehtë. Partitë opozitare e konsiderojnë antikushtetuese ndërrimin e mënyrës së votimit në mes të procesit.
Pasi u hodh në votim komisioni, nga 104 deputetë që ishin në sallë, 51 deputetë votuan për, 1 kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.
Kryesuesi seancës, Avni Dehari tha se seanca vazhdon pas 48 orësh, të mërkurën më 4 qershor, në ora 11:00.