Sipas një studimi, organet gjenitale po keqformohen për shkak të ndotjes së ambientit - Gazeta Express
string(84) "sipas-nje-studimi-organet-gjenitale-po-keqformohen-per-shkak-te-ndotjes-se-ambientit"

Sipas një studimi, organet gjenitale po keqformohen për shkak të ndotjes së ambientit

Shneta tjera

Gazeta Express

25/03/2021 1:40

Penisët po zvogëlohen dhe organet gjenitale keqformohen për shkak të ndotjes, një shkencëtare mjedisore, ka paralajmëruar në një libër të ri duke detajuar sfidat me të cilat përballet riprodhimi njerëzor.

Dr. Shanna Swan, shkruan se njerëzimi po përballet me një “krizë ekzistenciale” në normat e pjellorisë si rezultat i ftalateve, një kimikat i përdorur gjatë prodhimit të plastikës që ndikon në sistemin endokrin që prodhon hormone, njofton Klan Kosova.

Lexo Edhe:

Si rezultat i kësaj ndotjeje, siç shkruan skynews, një numër në rritje i foshnjave po lindin me penisë të vegjël, shkruan Dr. Swan.

Libri i saj, i titulluar Count Down, shqyrton “sesi bota jonë moderne po kërcënon numrin e spermatozoideve, duke ndryshuar zhvillimin riprodhues të meshkujve dhe femrave dhe duke rrezikuar të ardhmen e racës njerëzore”.

Hulumtimi i Dr Swan filloi duke ekzaminuar sindromën e ftalatit, diçka e vërejtur te minjtë e cila zbuloi se kur fetuset ishin të ekspozuar ndaj kimikateve ata kishte të ngjarë të lindnin me organe gjenitale të tkurrura.

Ajo zbuloi se foshnjat e gjinisë mashkullore që ishin ekspozuar ndaj ftalateve në mitër kishin një distancë më të shkurtër anogjenitale – diçka që lidhej me vëllimin e penisit.

Kimikati ka një përdorim industrial në bërjen e plastikës më fleksibël, por Dr Swan thotë se po transmetohet në lodra dhe ushqime dhe më pas dëmton zhvillimin njerëzor.