Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin mandaton Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Pas kësaj ka bërë një postim të shkurtë ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se po vjen Qeveria Kurti 3.
“Kurti 3 po vjen”, ka shkruar Murati shkurt në Facebook.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka 15 ditë kohë në dispozicion për të paraqitur para Kuvendit të Kosovës përbërjen e Qeverisë së re.