Sipas Hamitit, VV po ndjek një agjendë antishtetërore që dëmton Kosovën - Gazeta Express
string(70) "sipas-hamitit-vv-po-ndjek-nje-agjende-antishteterore-qe-demton-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 9:56

Sipas Hamitit, VV po ndjek një agjendë antishtetërore që dëmton Kosovën

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 9:56

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, sipas të cilit VV-ja po ndjek një agjendë antishtetërore, ka renditur disa veprime të qeverisë Kurti që, sipas tij, e kanë dëmtuar rëndë Republikën e Kosovës.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se më 28 dhjetor kryeministri Kurti duhet të japë llogari për këto dëme. Sipas Hamitit, nga qershori 2023, për shkak të politikave të Qeverisë Kurti, Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës sanksione ekonomike që vazhdojnë ende. Deri më 28 dhjetor 2025 bëhen dy vjet e gjysmë nga vendosja e tyre, dhe siç thotë Hamiti, BE-ja ka pezulluar 600–700 milionë euro fonde, duke dëmtuar qytetarët e Kosovës, jo Albin Kurtin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ai shton se kjo është “agjenda shtetërore” e VV-së me të cilën, sipas tij, partia do të kërkojë votën më 28 dhjetor — një agjendë që të gjithë të tjerët e shohin si antishtetërore.

“Nga qershori i vitit 2023, për shkak të politikave të Qeverisë Kurti, Bashkimi Evropian i vendosi Kosovës sanksione ekonomike që ende janë në fuqi. Më 28 dhjetor 2025 do të bëhen dy vjet e gjysmë prej kur u vendosën. Fonde prej 600-700 milionë eurosh na janë pezulluar nga BE-ja për këtë arsye. Kanë pësuar qytetarët e Kosovës, jo demagogu Albin Kurti me lakejtë e vet. Kjo është agjenda shtetërore e VV-së me të cilën do ta kërkojnë votën më 28 dhjetor. Këtë agjendë, që të gjithë të tjerët e shohin si anti-shtetërore, nuk ua merr kush”, ka shkruar ai.