Sinusiti, problem që di të zgjasë me vite - Gazeta Express
string(40) "sinusiti-problem-qe-di-te-zgjase-me-vite"

Syzana Hajradini

01/06/2020 12:29

Sinusiti, problem që di të zgjasë me vite

Syzana Hajradini

01/06/2020 12:29

Sinusiti është një inflamacion akut ose kronik i hundës.

Bllokimi i traktit të sipërm respirator, dhembja dhe presioni përreth syve dhe hundës, temperatura e lartë dhe lodhja janë̈ simptomat më të shpeshta të sinuseve apo ndezjes së tyre, raporton emisioni #gjesi në T7.

Lexo Edhe:

Duke pasur parasysh se në fazën fillestare ngjajnë si ftohje e zakonshme, ato fare lehtë mund ta mashtrojnë të sëmurin. Megjithatë, për dallim nga ftohja e cila kalon pas disa ditëve, ndezja e sinuseve ndonjëherë̈ zgjatë deri në tri javë, ndërsa ajo kronike edhe me vjet.

Doktori i ORL-së, Athe Myftari tregon katër lloje të sinusëve.

Për fund, Myftari këshillon që t’i ndiqni rekomandimet e mjekut tuaj në mënyrë̈ që ta kaloni sa më shpejt këtë̈ sëmundje./GazetaExpress/