Sinner e ‘humbi’ menjëherë gjysmën e çmimit të fituar nga triumfi në Wimbledon - Gazeta Express
string(76) "sinner-e-humbi-menjehere-gjysmen-e-cmimit-te-fituar-nga-triumfi-ne-wimbledon"

Sport

Gazeta Express

13/07/2025 21:35

Sinner e ‘humbi’ menjëherë gjysmën e çmimit të fituar nga triumfi në Wimbledon

Sport

Gazeta Express

13/07/2025 21:35

Kampioni i ri i Wimbledonit për meshkuj, Jannik Sinner, do të largohet nga Londra më i pasur, por pothuajse gjysma e fitimeve të tij nga turneu nuk do të kalojë kufirin.

Fituesit e kategorive teke në Wimbledon marrin një shpërblim prej 3 milionë paundësh, si për meshkuj ashtu edhe për femra.
Sinner fitoi finalen e së dielës në katër sete, por nuk do të marrë në shtëpi shumën e plotë të këtij çmimi nga triumfi i tij i parë ndonjëherë në Wimbledon.

Ashtu si kampionia e femrave Iga Swiatek, e cila mposhti Amanda Anisimovën në finalen e së shtunës, edhe Sinner do t’i thotë menjëherë lamtumirë rreth gjysmës së fitimeve të tij.

Edhe pse ngriti trofeun e famshëm të Wimbledonit në SW19, Shërbimi i Taksave në Mbretërinë e Bashkuar (HM Revenue & Customs) mori përfitimin e vet përpara se ai të mblidhte raketat.

Sipas ekspertit të taksave Sean Packard për Forbes, fitimet e Swiatek dhe Sinner do të tatohen në Mbretërinë e Bashkuar me një normë efektive prej 36.52%.
Ndërsa fitimet e mëparshme të Carlos Alcaraz në Wimbledon u tatua në Spanjë me norma shumë më të larta, Sinner nuk ka këtë problem.

“Sinner nuk do të paguajë tatime shtesë jashtë Mbretërisë së Bashkuar, sepse rezidenca e tij kryesore është Monako”, thekson Forbes.

Në ndeshjen e finales, Alcaraz dominoi setin e parë dhe e mbylli me një pikë spektakolare, por një Sinner më agresiv mbrojti shërbimin në një lojë të fundit sensacionale për të fituar setin e dytë.
Italiani mori edhe setin e tretë, duke përfituar nga problemet e Alcarazit me shërbimin e parë, pavarësisht se bëri edhe vetë një gabim me dopioshërbim.

Me një paraqitje të vendosur në setin e katërt, Sinner siguroi fitoren 4-6, 6-4, 6-4, 6-4 dhe fitoi Grand Slam-in e tij të katërt në moshën 23-vjeçare.

Sinner tashmë i ka shtuar titullit të Wimbledonit edhe Australian Open dhe US Open, të cilat i kishte fituar më parë. Ai kishte munguar për tre muaj nga turnetë, sipas një marrëveshjeje me Agjencinë Botërore Anti-Doping (WADA), pasi rezultoi pozitiv për një steroid anabolik të ndaluar vitin e kaluar.

Fitorja ndaj kampionit në fuqi Alcaraz ishte mbresëlënëse dhe përbën një formë hakmarrjeje për humbjen dramatike që Sinner pësoi në finalen e Roland Garros në qershor. Me këtë triumf, italiani është tashmë vetëm një titull në French Open larg kompletimit të një Grand Slam-i karriere.