Sinjalizuesja e Facebook thotë se Mark Zuckerberg duhej të japë dorëheqje - Gazeta Express

AutoTech

Gazeta Express

02/11/2021 19:40

Sinjalizuesja e Facebook thotë se Mark Zuckerberg duhej të japë dorëheqje

AutoTech

Gazeta Express

02/11/2021 19:40

Sinjalizuesja e Facebook, Frances Haugen, bëri thirrje të hënën që Mark Zuckerberg të jep dorëheqje nga posti i shefit ekzekutiv i gjigantit të medieve sociale, që së fundmi korporata u riemërua në Meta.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Haugen ditë më parë zbuloi “Dosjet Facebook” për Kongresin, rregullatorët dhe mediet, duke thënë se kompania dinte shumë më tepër për dëmet shkaktoi platforma se sa e kishte pranuar publikisht.

Lexo Edhe:

Në Samitin e Uebit në Lisbonë, Portugali, Haugen u pyet nëse Zuckerberg duhet të japë dorëheqje.

“Unë mendoj se Facebook do të ishte më i fortë me dikë që do të ishte i gatshëm të fokusohej në sigurinë. Pra, po”, tha Haugen, raportoi CNBC.

Meta nuk iu përgjigj kërkesës për koment lidhur me rastin në fjalë.

Drejtuesit e shumicës së kompanive të mëdha të tregtuara publikisht janë përfundimisht përgjegjës ndaj aksionerëve të tyre, të cilët mund të votojnë për të ulur pagat e drejtuesve apo edhe për t’i larguar ata nëse nuk e miratojnë mënyrën se si po drejtohet kompania.