Sindikatat paralajmërojnë grevë 24-orëshe: “Nëse s’ka vendim!” - Gazeta Express
string(57) "sindikatat-paralajmerojne-greve-24-oreshe-nese-ska-vendim"

Maqedoni

Gazeta Express

16/02/2026 17:30

Sindikatat paralajmërojnë grevë 24-orëshe: “Nëse s’ka vendim!”

Maqedoni

Gazeta Express

16/02/2026 17:30

Sindikatat nesër do ta bllokojnë Qeverinë. Ndërkohë nëse nuk gjendet zgjidhje për pagat, do të ketë edhe një protestë të madhe dhe grevë 24-orëshe. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe rritjen e të gjitha pagave të tjera për 100 euro.

„Bllokada e fundit është para Qeverisë, sepse ajo i ka bllokuar pagat e punëtorëve për periudhë të gjatë, periudhë në të cilën vlera e shportës sindikale është rritur për 9 250 denarë. Ra edhe argumenti i fundit i përfaqësuesve qeveritarë, të cilët bashkë me pronarët e kompanive e përsërisin këto ditë, se punëtorët nuk kanë qenë produktivë. Punëtorët janë tepër produktivë për pagat që marrin, pra vetëm 17 për qind nga ajo që krijojnë si kapital për punëdhënësit derdhet në pagat e tyre. Një punëtor merr pagë minimale mujore prej 24 379 denarë ndërsa 290 000 denarë është produktiviteti që punëtori e krijon për punëdhënësin,“ deklaroi Sllobodan Trendafillov, kryetar i LSM-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement