Sindikatat në Zvicër nisin betejën kundër ndryshimeve në pagën minimale - Gazeta Express
string(71) "sindikatat-ne-zvicer-nisin-betejen-kunder-ndryshimeve-ne-pagen-minimale"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2026 9:29

Sindikatat në Zvicër nisin betejën kundër ndryshimeve në pagën minimale

Lajme

Gazeta Express

06/07/2026 9:29

Një koalicion i sindikatave dhe partive politike në Zvicër po përgatit një referendum për të kundërshtuar vendimin e Parlamentit Federal, i cili lejon që marrëveshjet kolektive të punës në sektorë të caktuar të kenë përparësi ndaj pagave minimale të vendosura nga kantonet dhe komunat, transmeton albinfo.ch.

Sindikatat e kanë cilësuar këtë ndryshim si “një sulm ndaj punëtorëve me paga të ulëta”, duke argumentuar se ai dobëson mbrojtjen e mijëra punëmarrësve, veçanërisht në sektorë si hoteleria, gastronomia dhe pastrimi.

Sipas tyre, paga minimale ndihmon që familjet me të ardhura të ulëta të mos varen nga ndihma sociale, e financuar nga taksapaguesit.

Koalicioni kundërshtues tani do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për ta dërguar çështjen në votim popullor.

Nëse sigurohen nënshkrimet e kërkuara, qytetarët zviceranë do të vendosin me referendum nëse do ta pranojnë ose do ta rrëzojnë ligjin e ri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement