Sindikata iu bën thirrje partive që të dakordohen dhe ta zhbllokojnë buxhetin e RTK'së - Gazeta Express
string(85) "sindikata-iu-ben-thirrje-partive-qe-te-dakordohen-dhe-ta-zhbllokojne-buxhetin-e-rtkse"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 10:41

Sindikata iu bën thirrje partive që të dakordohen dhe ta zhbllokojnë buxhetin e RTK’së

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 10:41

Sindikata e Punëtorëve të RTK’së i ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të votojnë për themelimin e komisionit për buxhet dhe transfere në mënyrë që të zhbllokohet buxheti për RTK’në.

“Para seancës së sotme, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së kërkon nga të gjitha partitë politike që të dakordohen menjëherë dhe të votojnë themelimin e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, në mënyrë që të zhbllokohet buxheti i Radio Televizionit të Kosovës. RTK është institucioni i vetëm publik i informimit në vend, dhe aktualisht po përballet me rrezikun real të ndërprerjes së funksionimit për shkak të mungesës së buxhetit. Qindra familje të punëtorëve të RTK-së tashmë po përballen me pasiguri të rëndë ekonomike, ndërsa çdo vonesë e mëtejme e thellon krizën. Mosmiratimi i Komisionit për Buxhet nuk është thjesht procedural – është bllokadë që godet drejtëpërdrejt punëtorët e RTK-së dhe vetë transmetuesin publik. SPERTK edhe një herë apelon fuqishëm: Votoni sot themelimin e Komisionit dhe zhbllokoni buxhetin e RTK-së. Kjo është detyrë institucionale dhe përgjegjësi ndaj punëtorëve dhe qytetarëve që RTK i shërben çdo ditë.”