Sindikata e Sektorit Privat paralajmëron për grevë nëse nuk rriten pagat - Gazeta Express
string(72) "sindikata-e-sektorit-privat-paralajmeron-per-greve-nese-nuk-rriten-pagat"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 11:08

Sindikata e Sektorit Privat paralajmëron për grevë nëse nuk rriten pagat

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 11:08

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka paralajmëruar për grevë, për shkak të pagës së ulët që marrin si sindikatë.

“Nuk është që e kemi paralajmëruar në kohën afër fushatës këtë grevë, por që nga maji kemi thënë se 1 shtatori neve do të na gjejë me grevë”, u shpreh Azemi në emisionin “Fol me Arin”.

Ai thotë se sektorit publik i janë rritur për dy herë pagat, derisa ai thotë se e njëjta kategori e punëtorëve duhet të paguhen njëjtë

“E kemi legjitime kërkesën për rritje të pagave, andaj nëse nuk marrim përgjigje pozitive grevën do e nisim nga e marta”, tha Azemi.