Sindikata e Punëtorëve të RTK-së: RTK pa buxhet, jemi në rrezik real - Gazeta Express
string(66) "sindikata-e-punetoreve-te-rtk-se-rtk-pa-buxhet-jemi-ne-rrezik-real"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 12:37

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së: RTK pa buxhet, jemi në rrezik real

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 12:37

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së përmes një komunikata ka thënë se buxheti për gjashtëmujorin e dytë ende s’është alokuar, dhe sipas tyre kj oe vendos funksionimin e transmetuesit publik në rrezik real.

Sipas tyre, institucionet përkatëse kanë vazhduar me heshtje dhe neglizhencë, duke lënë punëtorët pa siguri dhe RTK-në në prag të kolapsit total.

Komunikata:

Edhe sot, më 29 korrik 2025, buxheti për gjashtëmujorin e dytë të RTK-së ende nuk është alokuar, duke e vendosur funksionimin e transmetuesit publik në një rrezik real dhe të paprecedent.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK), institucionet përkatëse kanë vazhduar me heshtje dhe neglizhencë, duke lënë punëtorët pa siguri dhe RTK-në në prag të kolapsit total.

SPERTK konfirmon se protesta do të fillojë më 6 gusht 2025.
Kjo protestë do të jetë fillimi i një serie veprimesh sindikale për të mbrojtur punëtorët dhe ekzistencën e RTK-së si aset publik dhe shtetëror.

Në ditën e protestës do të bëhen publike pikat konkrete të planit të veprimit, të cilat Sindikata do t’i ndjekë me përkushtim në vazhdim.

SPERTK gjithashtu paralajmëron se do të nisë bojkotimin e mbulimit të ngjarjeve politike, për aq kohë sa transmetuesi publik injorohet dhe lihet pa mjete për funksionim.

Për të gjithë akterët institucionalë që kanë ndikuar në krijimin e kësaj gjendjeje, Sindikata do të ndërmarrë veprime ligjore për shkelje të ligjit dhe cenim të së drejtës për pagë dhe punë.

I bëjmë thirrje AGK-së dhe BSPK-së, si dhe të gjitha organizatave sindikale dhe të shoqërisë civile, që të bashkohen me ne në këtë moment kritik, për të mbrojtur të drejtën e informimit dhe ekzistencën e vetme të mediumit publik në Kosovë.

U bëjmë thirrje të gjithë punëtorëve të RTK-së që të jenë të bashkuar dhe të përkrahin protestën me pjesëmarrje aktive dhe të përgjegjshme. Vetëm të bashkuar mund të mbrojmë të drejtat tona dhe të sigurojmë të ardhmen e transmetuesit tonë publik.

SPERTK – në mbrojtje të RTK-së dhe punëtorëve të saj.