Sindikata e Punëtorëve të RTK: Kemi njoftuar përfaqësitë diplomatike dhe Federatën Evropiane të Gazetarëve për kolapsin financiar - Gazeta Express
string(128) "sindikata-e-punetoreve-te-rtk-kemi-njoftuar-perfaqesite-diplomatike-dhe-federaten-evropiane-te-gazetareve-per-kolapsin-financiar"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 9:55

Sindikata e Punëtorëve të RTK: Kemi njoftuar përfaqësitë diplomatike dhe Federatën Evropiane të Gazetarëve për kolapsin financiar

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 9:55

Sindikata e Punëtorëve të RTK’së ka thënë se ka njoftuar përfaqësitë diplomatike dhe Federatën Evropiane të Gazetarëve për kolapsin financiar në RTK.

Sindikata ka thënë se RTK ndodhet përballë një kolapsi financiar, si pasojë e mos alokimit të buxhetit për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, gjë që rrezikon funksionimin e rregullt.

“SPERTK ka theksuar në komunikimet e saj se mosveprimi i institucioneve shtetërore po e vë në rrezik serioz të ardhmen e transmetuesit publik, duke kërkuar nga të gjithë faktorët vendimmarrës që urgjentisht të zhbllokohet buxheti dhe të garantohet vazhdimësia e punës dhe e pagave për punonjësit e RTK-së”, thuhet në komunikatë.

Sindikata në nëntor 2024 ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese për shkak të zvogëlimit të buxhetit me 2 milionë euro, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

Sindikata ka paralajmëruar se nëse buxheti nuk alokohet deri më 5 gusht 2025, SPERTK paralajmëron nisjen e padive ligjore dhe protestave nga 6 gushti.