string(86) "sindikata-e-policise-shpreh-ngushellime-per-vdekje-e-zyrtares-policore-tevide-lipovica"

Lajme

Gazeta Express

30/01/2025 10:32

Sindikata e Policisë shpreh ngushëllime për vdekje e zyrtares policore Tevide Lipovica

Lajme

Gazeta Express

30/01/2025 10:32

Sindikata e Policisë së Kosovës, i ka shprehur ngushëllime familjes Lipovica për ndarjen nga jeta të zyrtares policore Tevide Lipovica, lajmin për vdekjen e së cilës kjo sindikatë e ka marr me ‘‘pikëllim të thellë’’, shkruan Gazeta Express.

Në postimin e sindikatës thuhet edhe se, Tevide Lipovica do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e saj në shërbim të sigurisë.

Postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara familje Lipovica, të nderuar kolegë dhe miq,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtares policore Tevide Lipovica. Humbja e saj është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës.

Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Tevide Lipovica do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e saj në shërbim të sigurisë.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!

Me respekt,

Sindikata e Policisë së Kosovës /GazetaEpress.

aaaaa