Sindikata e Policisë në dyvjetorin e rënies së Afrim Bunjakut: Sakrifica e tij mbetet përjetësisht dëshmi e trimërisë - Gazeta Express
string(116) "sindikata-e-policise-ne-dyvjetorin-e-renies-se-afrim-bunjakut-sakrifica-e-tij-mbetet-perjetesisht-deshmi-e-trimerise"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 10:00

Sindikata e Policisë në dyvjetorin e rënies së Afrim Bunjakut: Sakrifica e tij mbetet përjetësisht dëshmi e trimërisë

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 10:00

Sot shënohet dyvjetori i rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Me këtë rast, Sindikata e Policisë ka kujtuar me respekt dhe krenari sakrificën e tij, duke theksuar rëndësinë e veprës së tij për vendin.

Në një postim në Facebook, Sindikata thotë se Bunjaku “ra në krye të detyrës, duke mbrojtur ligjin, sigurinë dhe jetën e qytetarëve tanë”

“Sakrifica e tij mbetet përjetësisht dëshmi e trimërisë dhe përkushtimit të policëve tanë ndaj vendit dhe popullit.”.

“Ngushëllime familjes së tij, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë në zemrat tona.”, thuhet tutje në njoftim.