Sindikata e Judikaturës mbron Avokatin e Popullit rreth Ligjit për Paga - Gazeta Express
string(71) "sindikata-e-judikatures-mbron-avokatin-e-popullit-rreth-ligjit-per-paga"

Gazeta Express

06/12/2019 19:52

Sindikata e Judikaturës mbron Avokatin e Popullit rreth Ligjit për Paga

Gazeta Express

06/12/2019 19:52

Sindikata e Judikaturës, përmes një reagimi për media, i ka dalë në mbrojtje institucionit të Avokatit të Popullit, në lidhje me dërgimin e Ligjit për Paga në Gjykatën Kushtetuese.

“Duke marr shkas nga zhvillimet e fundit pas dërgimit të ‘Ligjit për Paga’ nga Avokati i Popullit në Gjykatën Kushtetuese, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me 06 dhjetor 2019, me keqardhje trajtoi reagimet e shprehura në adresë të Avokatit të Popullit nga disa përfaqësues të Sindikatave tjera. Sindikata e Judikaturës konsideron se këto reagime nuk janë të mbështetura në parimet e mishëruara në Kushtetutë dhe Ligj por bazohen vetëm ne interesat e ngushta të një pjese të punëtorëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të kësaj Sindikate.

Lexo Edhe:

“Prandaj, me këtë shprehim mbështetjen tonë të plotë për Institucionin e Avokatit të Popullit i cili vetëm ka zbatuar të drejtën dhe obligimin kushtetues për referimin e Ligjit ne Gjykatën Kushtetuese”, thuhet më tej në njoftim.

Njëkohësisht, po përmes letrës publike, kjo Sindikatë i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që “çfarëdo vendimi që nxjerr në lidhje me çështjen e referuar nga Avokati i Popullit ta bazojë në Kushtetutë, Ligj dhe instrumente ndërkombëtare”.