Sinclair Lewis, shkrimtari i parë amerikan që fitoi Nobelin - Gazeta Express
string(58) "sinclair-lewis-shkrimtari-i-pare-amerikan-qe-fitoi-nobelin"

Sinclair Lewis, shkrimtari i parë amerikan që fitoi Nobelin

Arte

Gazeta Express

05/12/2022 15:23

Sinclair Lewis në vitit 1930 fitoi Çmimin Nobel në Letërsi, duke u bërë shkrimtari i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nderohet me këtë çmim. Në fjalimin para Akademisë suedeze, Lewis vlerësoi Theodore Dreiserin, Ernest Hemingwayin dhe shkrimtarë të tjerë bashkëkohës. Ai gjithashtu u ankua se në Amerikë shumica e lexuesve dhe shkrimtarë, vazhdojnë të frikësohen ndaj çdo letërsie që nuk lavdëron çdo gjë amerikane, qofshin gabime apo virtyte.

Sinclair Lewis kritikoi ashpër edhe letërsinë e institucionalizuar. Ai tha se “profesorët tanë nuk pranojnë letërsi ndryshe, por e duan atë të qartë, të ftohtë, të purifikuar, të vdekur”.

Lexo Edhe:

Lewis u lind në vitin 1885. Bëri një jetë me përvoja të ndryshme e të rëndësishme për krijimin e një vizioni të gjerë për shoqërinë amerikane, ku një pasqyrim të fuqishëm e gjejmë në romanet e tij. Ai i ndërpreu studimet në universitetin Yale, dhe shkoi të punojë në Kanalin e Panamasë. Kthehet në Yale dhe diplomon më 1908.

Në vitet e mëpasme udhëton shumë nëpër Amerikë me punë të gazetarit për shumë revista dhe agjencione. Në fillim, kur akoma nuk e kishte gjetur rrugën e vet të vërtetë, nisi të shkruante prozë bulevardeske, tregime dhe romane, dhe kjo zgjat deri më 1920, kur e boton romanin “Rruga kryesore” që arriti një sukses të jashtëzakonshëm. Për një kohë të shkurtër ishin të shitura rreth një gjysmë milioni kopje, ndërsa romani u përkthye pothuajse në të gjitha gjuhët europiane.

Më pas u në krijimtarinë e tij u renditen romanet: “Gjaku mbretëror”,”Babbitt”, “Elmer Gantry”, “Njeriu që e njohu Coolidgerin”, “Dodsworth”, “Arrowsmith”, “Ann Vickers”, “Vepra artistike”, “Kjo këtu, është e pamundur”. Me këto Lewis hyn në rendin e shkrimtarëve realist të Amerikës moderne, duke pasur një njohuri të thellë për jetën e shtresave dhe personazheve të ndryshme. Satira e fuqishme, nota kritike, shpeshherë shkaktonte reagime të ndryshme në opinion.

Sinclair Lewis është shkrimtari më i famshëm i të ashtuquajturës “gjeneratë e humbur”. U nda nga jeta në vitin 1951 në Romë nga pasojat kronike të alkoolizmit. (fjala)/Hejza