string(83) "sinani-qeveria-e-kosoves-deshmoi-vendosmerine-per-perfshirjen-e-lugines-ne-bisedime"

Gazeta Express

24/02/2023 23:05

Sinani: Qeveria e Kosovës dëshmoi vendosmërinë për përfshirjen e Luginës në bisedime

Gazeta Express

24/02/2023 23:05

Këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti nga Lugina e Preshevës, Ardia Sinani ka thënë se është lajm i mirë ndarja e mjeteve nga Qeveria e Kosovës për vizitën e delegacionit nga Lugina në Senatin Amerikan.

Ajo ka thënë se me këtë vendim dëshmohet vendosmëria e qeverisë së Kosovës për përfshirjen e Luginës së Preshevës në agjendën e bisedimeve të mëtejshme për Ballkanin perëndimor.

“Edhe një lajm i mirë për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar ndarja e mjeteve për vizitën e delegacionit nga Lugina për në Senatin Amerikan ??

Me këtë dëshmohet edhe një herë vendosmëria e Republikës së Kosovës, për përfshirjen e Luginës së Preshevës në agjendën e bisedimeve për zgjidhjet e mëtejshme për Ballkanin Perëndimor nën frymën dhe parimin e reciprocitetit të të drejtave për pakicat në dy shtetet”, ka shkruar ajo.