Përgaditjet e fundit për koncertin e madh në Amerikë, ku mbledh të gjitha yjet e muzikës shqipe për të dërguar frymën tradicionale dhe shqiptare në zemrën e Amerikës.
Vllasaliu, i cili gjatë gjithë karrierës ka kënduar live dhe prioritet i tij pos publikut ka qenë edhe këndimi live bashkë me orkestrën e tij ka filluar përgaditjet për këtë koncert madhështorë.
Si gjithmonë me zgjedhje fine dhe të detajuar, pjesë të orkestrës do të jenë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, që e kanë shoqëruar edhe së fundmi në tour-in në Evropë.
Mentor Ismaili në klarinet, së bashku me Mentor Sulejmanin në violonë e Art Lokaj në gitarë i shoqëruar nga Arsim Baftiu në bas gitarë e për ti vënë “qërshinë mbi tortë” me Nesim Maxhunin në bateri, do të jenë orkestra që do kumbojë me muzikën shqipe në këtë koncert.

Këngëtari i cili edhe para pak ditësh ka dhënë detaje rreth koncertit ka bërë të ditur se biletat tashmë janë në shitje dhe interesi është shumë i madh.
Kjo orkestër, pra Mentori, Mentor Sulejmani, Arti Arsimi dhe Nesimi pritet të shoqërojnë edhe shumë artistë të tjerë në koncertin e madh në Amerikë.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...