Simone Biles e fiton medaljen e bronztë olimpike në Tokio në rikthimin e saj emocional - Gazeta Express
string(86) "simone-biles-e-fiton-medaljen-e-bronzte-olimpike-ne-tokio-ne-rikthimin-e-saj-emocional"

Sporte tjera

Gazeta Express

03/08/2021 12:07

Simone Biles e fiton medaljen e bronztë olimpike në Tokio në rikthimin e saj emocional

Sporte tjera

Gazeta Express

03/08/2021 12:07

Simone Biles e ka fituar medaljen e bronztë në finalen e trarit të ekuilibrit në Lojërat Olimpike në Tokio, në rikthimin e saj në garën olimpike të gjimnastikës.

Triumfi i saj sot është mjaft domethënës për të, pasi para disa ditëve ajo ishte tërhequr nga gara, pikërisht në këtë Olimpiadë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjimnastja amerikane nuk ka garuar që prej finales ekipore javën e kaluar, ku ajo u paraqit në kërcim kali por jo edhe në aparaturat e tjera, duke thënë se donte ta mbronte shëndetin mendor.

24-vjeçarja, katër herë kampione olimpike, vlerësohet si gjimnastja më e mirë amerikane në histori dhe ishte favorite para lojërave.

Biles e fitoi medaljen e bronztë në Rio 2016. /Gazeta Express/