Silva: S’e kemi lehtë në Champions, as pa Liverpoolin e Realin - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

13/08/2020 10:33

Silva: S’e kemi lehtë në Champions, as pa Liverpoolin e Realin

Sport

Gazeta Express

13/08/2020 10:33

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, thotë se skuadra e tij nuk mendon për klubet e mëdha që tashmë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi që thotë që gara s’do të jetë e lehtë, përkundër eliminimit të tyre.

Kampioni në fuqi i Evropës, Liverpooli, e eliminoi nga Liga e Kampionëve në mars, përderisa Manchester City e eliminoi 13-herë fituesin e kësaj gare, Real Madridin, javën e kaluar, që do të thotë se një emër i ri do të shkruhet në trofe për herë të parë që nga viti 2015, transmeton Gazeta Express.

Manchester City synon ta fitojë këtë trofe këtë sezon për herë të parë në histori të klubit, mirëpo Silva e pranon se City s’do ta ketë të lehtë arritjen e këtij synimi, përkundër që në garë s’janë më disa klube të mëdha.

“Gjithçka mund të ndodhë. Juventusi u eliminua nga Lyoni, Ne kemi qenë dëshmitarë të shumë befasive në këtë garë gjatë viteve të fundit”, ka thënë Silva.

“Ne humbëm kundër Tottenhamit vitin e kaluar në çerekfinale. Është shumë e vështirë të parashikohen ndeshjet dhe rezultatet në këtë garë”,

“Fakti që Liverpooli e Real  Madridi janë eliminuar nuk na i lehtëson neve punën. Do të ishte gabim të mendojmë ashtu. Duhet të jemi të përqendruar dhe ta dimë se çdo ndeshje do të jetë shumë e vështirë”.

“Të gjithë ekipet që janë në Lisbonë kanë arritur këtu për shkak se e kanë merituar. Ne duhet të jemi në nivelin tonë më të mirë për të fituar ndeshje dhe për të tentuar ta arrijmë finalen”. /Gazeta Express/