Silva me fjalë lamtumire: I përqendruar te sezoni im i fundit te Man City - Gazeta Express
string(72) "silva-me-fjale-lamtumire-i-perqendruar-te-sezoni-im-i-fundit-te-man-city"

Futboll

Gazeta Express

26/11/2025 15:17

Silva me fjalë lamtumire: I përqendruar te sezoni im i fundit te Man City

Futboll

Gazeta Express

26/11/2025 15:17

Bernardo Silva krijon skenarë të rinj në merkaton e transferimeve dhe përqendrohet te sezoni i fundit te Manchester City.

Portugezi, protagonist në epokën Guardiola, tregon se sa shumë i ka dhënë futbolli në vitet e fundit dhe se dëshiron që të qëndrojë në nivelet më të larta të këtij sporti.

Mesfushori deklaroi se nuk dëshiron të bëjë plane afatgjata dhe se është i fokusuar te muajt e tij të fundit me Citizens me synim për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme ciklin e tij të pasur me trofe me këtë skuadër

‘Gjithnjë kam ëndërruar të fitoj tituj, por nuk e kisha imagjinuar kurrë të fitoja 6 tituj të Premier League në 8 vjet. Futbolli më dha më shumë nga sa mund të imagjinoja, por nuk mbyllet këtu-tha Bernardo Silva-kam ambicie të mëdha dhe dua të vazhdoj në nivelet maksimale. Por jo përpara se të mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin me Manchester City. Kemi një objektiv të qartë dhe do të luftojmë për të. Më pas do të shohim cfarë do të ndodhë, pa bërë plane afatgjata’.

Portugezi dëshiron që të qëndrojë kompetitiv edhe pas eksperiencës me Manchester City.

“Jam i përqendruar te sezoni im i fundit me Manchester Cityn”, vijoi Bernardo Silva.

Dua ta mbyll sa më mirë, të tentoj të fitoj akoma diçka me klubin që më dha kaq shumë dhe më pas të shpallem kampion botë me kombëtaren time, është ëndrra e cdo portugezi“.

E ardhmja e Bernardo Silvës mbetet e hapur dhe këto fjalë të tij kanë rindezur interesin e klubeve të mëdha evropiane mes të cilave edhe Milanit dhe Juventusit që e kanë shfaqur vlerësimin e tyre ndaj tij.

Megjithatë operacioni është i komplikuar për të dy klubet e Serisë A për shkak të kostove të larta, pavarësisht se Bernardo Silvës i skadon kontrata në qershor të 2026, përcjell tch.

Aktualisht, Bernardo Silva përfiton një pagë prej 10.1 milionë euro neto në sezon dhe për të pranuar kalimin te ndonjë prej klubeve italiane, ai do të duhet të bëjë një hap përpara drejt plotësimit të kërkesave të tyre.