Sigurohen para për funksionimin e shtetit deri në fund të vitit - Gazeta Express
string(63) "sigurohen-para-per-funksionimin-e-shtetit-deri-ne-fund-te-vitit"

Gazeta Express

03/06/2020 10:53

Sigurohen para për funksionimin e shtetit deri në fund të vitit

Gazeta Express

03/06/2020 10:53

“Të gjitha paratë për funksionim normal deri në fund të vitit janë siguruar, në kuptim të rrogave, pensioneve, transfereve të tjera. Nuk mund tërësisht të vlerësojmë se çka do të ndodhë deri në dhjetor, por presim që të gjitha aspektet do të përmirësohen, edhe shëndetësia edhe ekonomia, në maj kemi derdhje të shtuar në buxhet për dallim nga prilli. Do të kemi lëvizje shtesë ekonomike, nuk i ndërpremë investimet kapitale, po bëjmë gjithçka për ta mbajtur shtetin ekonomikisht aktiv”.

Këtë e tha kryeministri teknik, Oliver Spasovski, në një intervistë për TV24, duke shtuar se edhe këtë vit shteti ka borxhe milionëshe dhe norma interesi për shkak të borxheve të VMRO-DPMNE-së, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Qëndrimi ynë është se partitë nuk duhet t’i marrin paratë shtetërore për këtë vit , të cilat u takojnë sipas ligjit. Edhe ne do të mbetemi në atë, edhe pse partitë e tjera nuk dakordohen. Kjo është njejtë si me funksionarët, tanët i dhurojnë rrogat, të tjerët nuk e bëjnë atë. Do të mendojmë nëse me dekret mund t’i kufizojmë paratë për partitë nga buxheti”, deklaroi Spasovski.

Sipas tij, shteti është i gatshëm të përballet edhe me valën e tretë të koronavirusit, por vetëm nëse ka institucione funksionale, si parlamenti dhe qeveria politike.

Ai përmendi se opozita manipulon me informata se LSDM po korrupton votuesit.

“Nuk mund të dakordohem se aktivitetet humanitare në kohë të pandemisë janë korruptim i votuesve. Të gjitha shtetet sjellin masa për mbrojtje të qytetarëve dhe ekonomisë. Po të kishim pasur zgjedhje më 12 prill dhe të mos kishim pasur pandemi, nuk do të sillnim masa të këtilla për shpëtim të ekonomisë dhe për mbrojtje të shëndetit. Nga këtu, çdo lloj i ndihmës për qytetarët në kohë pandemie nuk mundet dhe nuk guxon të interpretohet si korruptim, përkatësisht të shfrytëzohet për qëllime politike dhe parazgjedhore”, tha kryeministri Spasovski.