Pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, 260 gjyqtarë janë mbledhur në një takim urgjent në polin e Drejtësisë, duke kërkuar masa të menjëhershme sigurie për mbrojtjen e trupës gjyqësore.
Menjëherë pas kësaj thirrjeje, kreu i Gardës së Republikës, Simon Zereci, vizitoi ambientet e Gjykatës së Posaçme dhe SPAK, ku zhvilloi një takim me kreun e komanduar të GJKKO-së, Erion Bani, si dhe inspektoi perimetrin e sigurisë që mbrohet nga Garda që prej vitit 2023.Gjyqtarët kërkojnë ngritjen e një force të posaçme sigurie në bashkëpunim me KLGJ, KLP, Ministrinë e Brendshme dhe agjenci të tjera.
Ata propozojnë gjithashtu shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, ndërsa kryetari Bani kërkoi inspektime të plota në gjykata dhe evidentimin e çdo problematike të sigurisë.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...