Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ende “dëshiron” që SHBA-të të blejnë Groenlandën , një rajon autonom të Danimarkës, tha kryeministrja e kësaj të fundit, Mette Frederiksen, të shtunën, duke folur në një debat publik gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.
“Fatkeqësisht, mendoj se dëshira e tij mbetet e njëjtë”, tha ajo kur u pyet nëse Trump ende dëshiron që Groenlanda të bëhet pjesë e territorit amerikan.
“Të gjithë na pyesin nëse mendojmë se ka mbaruar. Jo, nuk mendojmë se ka mbaruar kjo krizë”, tha Frederiksen gjatë një diskutimi mbi sigurinë në Arktik.
Frederiksen ashtu edhe homologu i saj i Groenlandës, Jens Frederik Nielsen, theksuan se presioni amerikan mbi popullsinë e ishullit është “i papranueshëm”, megjithatë, Nielsen konsideroi se “disa hapa” ishin ndërmarrë “në drejtimin e duhur”. /Panorama