Në gjendjet e ndryshme politike që gjindemi në Republikën e Kosovës, dhe procesin zgjedhor, si një proces i pa-shmangshëm i aspektit politik. Pikat e sigurisë kibernetike mbi procesin zgjedhor, pika të cilave nuk iu kushtohet vëmendje apo harrohen nga Institucionet e Republikës së Kosovës.
Zgjedhjet apo proceset zgjedhore politike shpesh përshkruhen dhe janë operacioni më i madh dhe më kompleks logjistik që një vend ndërmerr në kohë paqeje. Ndërsa organet e menaxhimit të zgjedhjeve, në rastin tonë KQZ (Komisioni Qendror Zgjedhor) pritet të kryejnë zgjedhje të lira, të drejta dhe transparente për të gjithë.
Proces i cili përcakton nga sovrani se kush i merr vendimet tona për ne. Gjë që janë dhe përgjegjës për komplet këtë proces, duke përfshirë dhe sigurinë kibernetike mbi të dhënat e Qytetarëve të Republikës së Kosovës. E cila, është pikë e anashkaluar në secilën pikë apo pothuajse e harruar edhe nga spektri politik dhe institucional në Republikën e Kosovës.
Qeveria apo në konceptin e barazisë Shteti përballet me të njëjtën sfidë të përbashkët për të mbrojtur sistemeve të tyre përkrahas proceseve digjitalizuese me ritëm shumë të madhë në Ballkanin Perendimorë veçanërishtë në Republikën e Kosovës, sikurse në çdo industri tjetër. Por pritja dhe morali institucional ka pritje më të mëdha nga ana qytetare, që vetë shteti duhet të mbrojë qytetarët e saj e në konceptin tonë Sigurinë e të Dhënave të tyre.
Siguria e të dhënave në aspektin teknik dështon, si një vet koncept i dizajnit të sistemit zgjedhor të semi-digjitalizuar që si qëllim ka ofrimin mbi informimin e qytetarëve në lidhje me zgjedhjet, proceset e ndryshme zgjedhore, etj.
Problemet Teknike
Në rastin konkret, aplikacioni mbi Kërkimin e Qendrës së Votimit e cila është e frekuentuara me volum të madh sidomos, gjatë kohës së procesit zgjedhor. Ku si iniciativë dhe si pikënisje eshte mese e domosdoshme. Por, unë besoj fuqishëm se shtetet duhet të përpiqen të sinkronizojnë strategjinë e vet të transformimit digjital me një strategji të sigurisë kibernetike. Përndryshe, do të krijojë parakushte për një katastrofë kibernetike duke vënë në rrezik të dhënat e qytetarëve të saj, të dhënat e punëtorëve publikë si dhe të dhënat e ndërmarrjeve. Që në rastin tonë mangësia themelore është krijimi i sistemeve të mangëta nga ana e Sigurisë në vet dizajnin e tyre.
Aplikacioni mbi Kërkimin e Qendrës së Votimit, ka mangësi në sistemin logjik të saj i cili mundëson nxjerrjen e të dhënave të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Duke përfshirë dhe të dhënat personale apo kritike, pa pasur asnjë shkelje ligjore.
Andaj, ne si “VOID | International”, si kompani ndërkombëtare e suksesshme me fokus në zhvillimin e mekanizmave të sigurisë kibernetike për mbrojtje nga kërcënimet e sofistikuara, në një shkallë globale. Ofrojmë mbështetje mbi Sistemet e Digjitalizuara dhe Rishikimit të proceseve të KQZ (Komisionit Qendrorë Zgjedhorë) që mos të dështojmë si shtet në pikën e mangësive të mëdha dhe shkeljes themelore pa vetëdije të Sigurisë Nacionale.
Ne si VOID | International, kemi bërë analizë sipërfaqësore mbi Aplikacionet publike të Komisionit Qendrorë Zgjedhorë (KQZ). Dhe, kemi gjetur mundësitë e ndërhyrjes në bazën e të dhënave të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga palët e treta. Gjë, që prap duhet potencuar që sjell Sigurinë Nacionale në rrezik.
Andaj, presim nga ana e KQZ të na ftojë në një takim pas përmbylljes së këtij procesi zgjedhorë, dhe të organizuar në formën më demokratike në rajon. Dhe të gjejmë zgjidhje të ndryshme, mbi digjitalizimin e procesit zgjedhorë, dhe dizajnimit të Sigurisë Kibernetike në infrastrukturat e tanishme të KQZ.
Butrint Komoni është themelues i VOID | International kompani kompani ndërkombëtare e suksesshme me fokus në zhvillimin e mekanizmave të sigurisë kibernetike për mbrojtje nga kërcënimet e sofistikuara, në një shkallë globale dhe është një nga Top 5 ekspertët e rinj të sigurisë kibernetike në botë, poashtu fitues i të gjitha garave të sigurisë kibernetike në Kosovë përgjatë 5 viteve të fundit.