“Siguria është pasaporta jonë”, Drejtori i Policisë tregon masat e marra për sezonin turistik - Gazeta Express
string(90) "siguria-eshte-pasaporta-jone-drejtori-i-policise-tregon-masat-e-marra-per-sezonin-turistik"

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2025 15:12

“Siguria është pasaporta jonë”, Drejtori i Policisë tregon masat e marra për sezonin turistik

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2025 15:12

Policia ka prezantuar masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Nga Saranda ku prezantoi këto masa, Ilir Proda kreu i policisë së shtetit deklaroi se siguria nuk do të negociohet. Uniformat blu do të kenë një vëmendje më të shtuar mbi hapësirat publike dhe jo vetëm, në plazhe.

“Siguria është “pasaporta jonë” për qytetarët, vizitorët dhe turistët, ndaj kërkohet më shumë angazhim, profesionalizëm dhe kujdes për çdo pushues e turist, me qëllim që këtë sezon të kemi parametra sigurie akoma më të larta se më parë. Plazhet dhe perimetri i sigurisë të jenë nën monitorim të vazhdueshëm, përmes dronëve, patrullave me biçikleta përgjatë vijës bregdetare, njësisë policore detare dhe Policisë Kufitare. Asnjë tolerim ndaj atyre që cenojnë perimetrin e sigurisë për pushuesit”-tha Proda

Fokusi do të jetë edhe tek mjetet lundruese, të cilat do të jenë nën kontroll për dokumentacion dhe për masat e sigurisë. Ndërkohë që kreu i policisë kërkoi dhe respektimin e orarit për ndotjen akustike.

“Parandalimi i ndotjes akustike kërkon reagim të menjëhershëm ndaj shqetësimeve të qytetarëve, jo vetëm në zonat bregdetare, por në të gjithë vendin. Policia Kufitare të marrë masa për shtimin e sporteleve në raste fluksi, me qëllim shmangien e radhëve dhe garantimin e kontrollit efektiv për parandalimin e krimeve ndërkufitare.”

Muajt korrik-gusht janë përbëjnë periudhën me numrin më të lartë të turistëve që hyjnë në vendin tonë, ndaj dhe angazhimi i strukturave vendore dhe jo vetëm është i rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.