Gjatë së dielës me Astra- Zeneca u vaksinuan qytetarë që u ndan të kënaqur me këtë vaksinë.
Gjysma e ministrave të kabinetit së kryeministrit Kurti u imunizuan javën që po leme pas me vaksinën asta-zeneca.
E këtë të diel ku interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar është më i ulët, ishte dita ku i pari i kuvendit zgjodhi për te marre dozën e dyte të vaksinës.
Pikërisht në këtë kabinë u vaksinua me Astra Zeneca anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Mirëpo i njëjti për t’iu shmangur mediave shfrytëzoi daljen dytësore të Sallës “1 Tetori”.
Përveç Konjufcës me Astra-Zeneca u vaksinuan edhe qytetarë të tjerë të moshave të ndryshme.
Ata tregojnë se nuk do të hezitonin të vaksinoheshin me Astra Zeneca sepse funksioni i vaksinës është i njëjti.
Tutje këta qytetarë tashmë të vaksinuar kanë një mesazh për të gjithë ata që hezitojnë ta marrin vaksinën Astra Zeneca.
Deri më tani janë vaksinuar 6% e popullatës me një dozë derisa 3.5% të tjerë me dy doza.
Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim që i lejon qytetaret të zgjedhin llojin a vaksinës që do marrin në konsultim me mjekun.