Siguri e shtuar në Bratisllavë, në terren edhe policët me kuaj para sfidës me Kosovën - Gazeta Express
string(86) "siguri-e-shtuar-ne-bratisllave-ne-terren-edhe-policet-me-kuaj-para-sfides-me-kosoven-1"

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 16:59

Siguri e shtuar në Bratisllavë, në terren edhe policët me kuaj para sfidës me Kosovën

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 16:59

Atmosfera në Bratislavë po bëhet gjithnjë e më e nxehtë para përballjes mes Sllovakisë dhe Kosovës në play-off për Kupën e Botës 2026.

Autoritetet sllovake kanë rritur ndjeshëm masat e sigurisë, duke mos lënë asgjë rastësisë. Një numër i madh automjetesh policore janë vendosur pranë zonave ku ndodhen tifozët, ndërsa në terren janë angazhuar edhe njësi policore mbi kuaj për të mbikëqyrur rendin.

Forcat e sigurisë janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar çdo incident të mundshëm, teksa prania e madhe e tifozëve, veçanërisht atyre kosovarë, ka rritur ndjeshëm tensionin në qytet.

Ndeshja pritet të zhvillohet në një atmosferë të zjarrtë, brenda dhe jashtë stadiumit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement