string(93) "siguri-e-larte-rreth-stadiumit-air-albania-para-stervitjeve-te-fundit-te-shqiperise-e-serbise"

Sport

Gazeta Express

06/06/2025 17:20

Siguri e lartë rreth stadiumit “Air Albania”, para stërvitjeve të fundit të Shqipërisë e Serbisë

Sport

Gazeta Express

06/06/2025 17:20

Kanë mbetur pak më shumë se 24 orë, deri në nisjen e ndeshjes së madhe të Shqipërisë ndaj Serbisë. 

Ky takim do të luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026. 

Përreth stadiumit “Air Albania”, Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm policësh, për ta mbajtur sigurinë në nivel të lartë. 

Gjatë pasditës së sotme, dy kombëtaret do të zhvillojnë stërvitjet e fundit para ndeshjes së nesërme. 

Ndeshja Shqipëri – Serbi luhet nesër nga ora 20:45 në “Air Albania”. 

aaaaa