Sigal Prishtina e nis sezonin me fitore, triumfon në derbin ndaj Yllit - Gazeta Express
string(69) "sigal-prishtina-e-nis-sezonin-me-fitore-triumfon-ne-derbin-ndaj-yllit"

Basketboll

Gazeta Express

04/10/2025 21:37

Sigal Prishtina e nis sezonin me fitore, triumfon në derbin ndaj Yllit

Basketboll

Gazeta Express

04/10/2025 21:37

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll filloi me fitoren e Sigal Prishtinës ndaj Yllit me rezultat 76:78 (12:18, 20:19, 17:29, 25:14).

Në një dramë në fund, bardhekaltrit shënuan fitoren e parë në këtë edicion.

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, por në fund prishtinasit me tetë pikë radhazi e fituan këtë pjesë 12:18. Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë dhe u shkëputën në 14 pikë, 19:33, por më pas u rikthyen vendasit, duke ngushtuar shifrat, ku pjesa e parë përfundon 32:37.

Bardhekaltrit sërish u shkëputën në periodën e tretë që e fituan 17:29, dhe dukej se po shkonin drejt fitores së sigurt, por kështu nuk ndodhi me therandasit që luftuan deri në fund dhe afruan rezultatin në 76:78, madje, duke pasur edhe aksionin e fundit, por që nuk ishin të suksesshëm.

Te vendasit u dallua Trevon Allen me 22 pikë, ndërkohë që te mysafirët Lamb Autrey kishte 15 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, ndërsa Arian Azemi shtoi 12 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.