Siç duket, edhe qentë dinë të zgjidhin detyra matematikore…
Fun
Gazeta Express
06/10/2022 22:45
Nëse mendoni se mund ta mashtroni qenin të
pranojë një lodër në vend të dy lodrave, e keni gabim. Shumë gabim.
Sipas një studimi, me këtë gjest ju nuk jeni
duke e mashtruar qenin, sepse ai e din saktësisht se çfarë jeni duke bërë. Pra,
edhe qentë dinë matematikë.
Siç ka shpjeguar Susan Milius në një artikull
për Science News, hulumtimet sugjerojnë se qentë e kuptojnë konceptin e
mbledhjes dhe zbritjes.
Studimet tregojnë se qentë e përdorin zonën
sipërfaqësore për të kuptuar nëse diçka është më pak apo më shumë, në vend se
të kenë një kuptim aktual të numrave.
Thënë më shkurt, qentë janë të mençur dhe mund
të bëjnë matematikë. Ata e kuptojnë kur i ofroni diçka më shumë apo më pak, dhe
vështirë se mund ta mashtroni.