Sibel Halimi publikon librin e ri “Me ekzistu është vet kuptimi" - Gazeta Express

Sibel Halimi publikon librin e ri “Me ekzistu është vet kuptimi”

Arte

Gazeta Express

16/07/2020 15:13

Sociologia dhe poetja, Sibel Halimi, së shpejti publikon librin e ri të saj të titulluar “Me ekzistu është vet kuptimi”

Vet autorja e librit e ka bërë të ditur këtë lajm teksa ka treguar edhe për përmbajtjen e tij si dhe ka falënderuar ata që kanë mbështetur këtë libër.

Këtu keni statusin e saj të plotë:

“Së shpejti …

Në kohën kur gjithçka rreth nesh ka marrë një kuptim tjetër, njeriu si kurrë më parë ka nevojë për një rikthim kah vetja. Një introspeksion i tillë, e bënë njeriun të vetëdijshëm e vigjilent nga përpjekja e jashtme drejt orientimit të rrugëve ‘kundër’ vullnetit të tij.

“Me ekzistu është vet kuptimi”, libri im i radhës me poezi, është një përsiatje poetike mbi shumë fenomene të cilat e kanë përcjellë shoqërinë tonë. Orvatje për të vazhduar rrugën drejt një njohje të re të shumë figurave, që ne i kemi lartësuar e mos njohur për motive të caktuara shoqërore dhe politike e që rrjedhimisht e kemi shndërruar në dikë tjetër, epilogu i së cilës është tjetërsimi i tij/saj.
Andaj, “Me ekzistu është vet kuptimi” rikthen njeriun në njohjen e vetes, e si rezultat sjell edhe paqen për ekzistencën e tij, e duke e njoh veten, ne jemi njerëzor edhe ndaj tjetrit.

Për jetësimin e librit, falënderoj shumë redaktorin e librit profesorin Anton Berishajn, botuesin Jeton Nezirajn (Qendra Multimedia), dizajnuesin e ballinës Agon Çetën si dhe për faqosjen e librit, Samir Halitin (project.graphics), që më ndihmuan dhe ekzistencës së librit me i dhanë kuptim”. / KultPlus.com