Poetja, Sibel Halimi në një konferencë për media në Tiranë, ka njoftuar që do të jetë kryetare e jurisë së “Poeti Laureat”. Në juri bëjnë pjesë edhe Drejtorësha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli dhe Arlinda Dudaj.
Njoftimi i plotë:
Kënaqësi që sot në konferencën për media, në Tiranë në cilësinë e Kryetares së Jurisë së “Poetit Laureat”, bashkë me Drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli dhe anëtaren e jurisë Arlinda Dudaj njoftuam adhuruesit e poezisë për parimet bazë që do të ndiqen gjatë procesit për ndarjen e këtij titulli më të rëndësishmit në fushën e poezisë “Poeti Laureat”.
Po jetojmë në një kohë kur inteligjenca artificiale po e zëvendëson njeriun, duke e shndërruar mbase edhe vet këtë të fundit në një makineri që njeh veç iluzionin virtual, larg realitetit, shpirtërores.
Në këtë rend të ri shoqëror e kulturor, letërsia është shpëtimi i vetëm. “Poeti Laureat” do të shërbejë jo veç si promotor i poezisë si zhanër letrar por edhe si urë lidhëse e letërsisë me gjeneratat e reja.
/Express