Sibel Halimi: Fundi i një historie populliste, 18 marsi shpërfaqi një të vërtetë absolute - Gazeta Express
string(87) "sibel-halimi-fundi-i-nje-historie-populliste-18-marsi-shperfaqi-nje-te-vertete-absolute"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 14:36

Sibel Halimi: Fundi i një historie populliste, 18 marsi shpërfaqi një të vërtetë absolute

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 14:36

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi vlerëson se “Kosova pas ditës së djeshme ka hyrë në një stad të ri të konceptimit të politikës”.

Sipas saj, me marrëveshjen e arritur të shtunën mes Kosovës dhe Serbisë, është shënuar “fundi i një historie populliste”.

Lexo Edhe:

“Dita e djeshme duhet të bëjë kthesë në vlerësimin e qytetarëve se çfarë përfundimisht kërkojnë nga një parti politike e çfarë është rëndësishme për jetën e tyre!”, shkroi Halimi në një postim në Facebook.

Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje, e cila “për vite prodhoi kauza artificiale e realitete paralele, kontaminoi diskursin publik duke polarizuar shoqërinë e ndjellë gjuhë të urrejtje”.

“18 marsi shpërfaqi një të vërtetë absolute – shfrytëzimin e fatkeqësisë së qytetarëve, vetëm për hir të pushtetit, madje duke braktisë edhe vet identitetin”, shkroi Halimi.

“Prandaj, makineria propagandistike e demagogjike për të krijuar një gjendje tjetër sot, të prodhuar nga zyrat e Vetëvendosjes duhet të marrë fund”, shtoi ajo.