S’ia dhanë rrogën, shkatërron pesë kampionë me buldozer - Gazeta Express
string(55) "sia-dhane-rrogen-shkaterron-pese-kampione-me-buldozer-1"

S’ia dhanë rrogën, shkatërron pesë kampionë me buldozer

Fun

Gazeta Express

16/09/2021 0:57

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sirnak të Turqisë. Punonjësi i një kompanie minerare atjekishte disa kohë që nuk po merrte rrogën. pas një sherri të ashpër me pronarin e firmës, i cili ishte xhaxhai i tij, punëtori i egërsuar ka marrë buldozerin e është versulur mbi kamionët e vënë në rresht. Në zemërim e sipër, ai ka dëmtuar keqaz pesë kamionë duke i shtypur me buldozer.

Ai duket se kishte ndërmend t`i shkatërronte të gjithë, por punonjësit e tjerë kanë ndërhyrë dhe kanë arritur ta qetësojnë, ndërsa pronarit, rroga e papaguar e burrit, i kushtoi shumë më shtrenjtë.

Lexo Edhe:

Deri tani ndaj tij nuk është marrë asnjë masë.