Si u tall Cannavaro me Drogban në ceremoninë e Topit të Artë - Gazeta Express
string(60) "si-u-tall-cannavaro-me-drogban-ne-ceremonine-e-topit-te-arte"

Futboll

Gazeta Express

30/11/2021 9:49

Si u tall Cannavaro me Drogban në ceremoninë e Topit të Artë

Futboll

Gazeta Express

30/11/2021 9:49

Fabio Cannavaro u tall Didier Drogban gjatë ceremonisë së Topit të Artë të hënën.

Ish-mbrojtësi është lojtari i fundit italian që e ka fituar Topin e Artë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Për mua ka qenë një çast i paharrueshëm, si mbrojtës ishte e vështirë ta fitosh këtë trofe. Çast i paharrueshëm”, tha Cannavaro.

Cannavaro mori pjesë në cëeremoni dhe ia ndau talentit të Barcelonës, Pedri, Trofeun Kopa, çmimin për lojtarin më të mirë të ri në botë.

Ish-sulmuesi i Chelseat, Drogba ishte njëri prej prezantuesve të ceremonisë dhe ai dhe legjenda italiane shkëmbyen ca shaka.

I pyetur se si ishte të përballeshe me Drogban, Cannavaro u përgjigj me një buzëqeshje në fytyre: “Ishte shumë e vështirë të luash ndaj tij. Ai ishte i fortë, por për mua, ishte e lehtë sepse unë gjithmonë isha para tij. Unë isha më i shpejtë se ai”.

Cannavaro ishte kapiten i Italisë kur e fitoi Kupën e Botës 2006 duke e mposhtur Gjermaninë në finale. /Gazeta Express/