string(69) "si-u-sulmuan-alpinistet-shqiptare-ne-veri-te-kosoves-reportazh-nga-t7"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2021 20:51

Si u sulmuan alpinistët shqiptarë në Veri të Kosovës? Reportazh nga T7

Lajme

Gazeta Express

09/05/2021 20:51

Gazetar: Çlirimtar Morina

Në këtë incident nuk ka të lënduar e as të arrestuar, dyshohet që personat që hapën zjarr ishin të veshur më rroba të ushtrisë

Si pikënisje e kishin Liqenin e Ujmanit.

Një grup i alpinistëve vendosën që t’i vizitojnë bukuritë e veriut të Mitrovicës.

Ky udhëtim i tyre që do të fillonte që nga orët e mëngjesit e që do të mbaronte nga orët e mbrëmjes, nuk shkoi sic ishte planifikuar.

Rreth 50 shkrepje të armës, u bënë shkak që ky udhëtim i tyre të mbaronte para kohës.

Për fat të mirë, asnjë nga rreth 50 personat që gjendeshin në bjeshkët e Zubin Potokut, nuk u lëndua.

Por se si ndodhi e gjithë ngjarja, ka treguar një nga organizatorët e këtij udhëtimi.

 “Papritmas e kam pa një burrë rreth 40 metra distancë dhe fillimisht ia kam dëgjuar gjuajtjet, një plumb një herë ka ndodh dhe e kam pa atë me rroba me kallash në dorë dhe prej aty prej plumbit të parë që ka kërsit, kanë qenë 10-15 sekonda derisa s’ka pas krisma të tjera derisa i kam thënë grupit me u ulë pak e me u kthy sa më shumë prapa. Nga ai moment kanë fillu krismat pa ndalë, aty kanë qenë mbi 30-40-50 plumba. Ka gjuajt me kalash”, Adnan Beqiraj, “Kosovo Mountain Club”.

Por këta nuk do të ishin plumbat e vetëm që do të shkrepeshin nga këta persona të dyshuar.

Në panikë e sipër kur këta u larguan nga vendi i rrezikut, ishin dëgjuar edhe dhjetra krisma të tjera.

Ndërsa edhe pse kishin kaluar nëpër këtë situatë, gjendja e tyre emocionale ishte në rregull krahas asaj fizike.

 “Prej aty kemi vendos me u kthy dhe jemi kthy krejt grupi prapa, pastaj njëfarë panike në 2-3 minutat e parë, derisa jemi largu rreth 200 metra më poshtë, kur jemi largu s’kemi pas frikë e as panikë.  Askush nuk ka qajtë apo bërtitë. Pasi jemi kthy parapa 400-500 metra, prap edhe një herë ka pas krsima rafall, kanë mujtë me qenë 10-15 plumba, ku ta di”.

Bashkë me alpinistët tjerë pjesë në këtë ecje u raportua të ketë marrë edhe ish deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

Ajo nuk iu përgjigj thirrjeve të Televizionit por që postoi një fotografi përmes së cilës tregonte që gjendej në Mitrovicë.

Pas gjithë kësaj ngjarje, këta më pas lajmëruan rastin edhe në Polici, ku edhe kanë filluar hetimet.

 “Rasti është raportuar në ora 10:18 nga udhëheqësi i alpinistëve. 2 persona me armë(pushkë automatike) qëlluan në shumë drejtime dhe drejt ajrit. Patrullat janë në teren dhe po vazhdojnë hetimet. Asnjë nga alpinistët nuk është lënduar. Për arsye të sigurisë ata janë tërhequr nga Zubin Potoku në Mitrovicë”.

Provokime të tilla me shkrepje të armës në bjeshkët kufitare me Serbinë, nuk janë të pakta.

Një rast pothuajse i ngjajshëm kishte ndodhur muaj më parë në bjeshkët e Moknës, e që Policia e Kosovës kishte arrestuar disa persona të dyshuar.