string(93) "si-u-godit-grupi-i-trafikut-te-armeve-nga-kosova-drejt-shqiperise-pamjet-e-operacionit-puzzle"

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2025 17:34

Si u godit grupi i trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, pamjet e operacionit “Puzzle”

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2025 17:34

Një grup kriminal i trafikut të armëve që sillte armë nga Kosova drejt Tiranës është goditur nga policia në Shqipëri në një operacion të koduar “Puzzle”. Në pranga ranë 10 persona, ndër ta Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu, Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi, ndërsa 2 persona janë shpallur në kërkim.

Hetimet kanë treguar se grupi siguronte armë zjarri kryesisht në Kosovë, por edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilat i transportonte në Tiranë për t’i shitur. Pistoletat shiteshin me çmime që varionin nga 1500 deri në 2500 euro copa, ndërsa një armë me silenciator arrinte të shitej mbi 3000 euro. Mjetet e transportit përfshinin makina rasti dhe dyshohet edhe përdorimi i autobusëve të linjave.

Gjatë një ndalimi më 1 prill 2025, u kapën në flagrancë Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi me dy armë zjarri të trafikuara. Në banesën e Kevin Farrukut, policia sekuestroi 2077 fara kanabisi. Gjithashtu u konfiskuan 14 armë zjarri, 12 pistoleta (njëra me silenciator), 2 automatikë, krëhra, municion luftarak, 3 automjete dhe 8 telefona celularë.

Operacioni u zhvillua njëkohësisht në dy lokale në zonën e Laprakës dhe Vorës në Tiranë, ndërsa hetuesit dyshojnë se grupi ka një bazë në Burrel, ku vijojnë kërkimet. Hetimet, që zgjatën rreth 5 muaj, u realizuan me metoda proaktive, duke përfshirë blerje të simuluara për dokumentimin e veprimtarisë kriminale.