Si t’i shihni storiet në Instagram fshehurazi - Gazeta Express
string(44) "si-ti-shihni-storiet-ne-instagram-fshehurazi"

AutoTech

Gazeta Express

05/05/2021 16:52

Si t’i shihni storiet në Instagram fshehurazi

AutoTech

Gazeta Express

05/05/2021 16:52

Ka shumë arsye pse dikush do të donte të shihte storiet e Instagramit pa u vënë re nga personi që i ka postuar.

Një nga arsyet mund të jetë sepse marrëdhënia juaj me personin që po poston nuk është e tillë sa ju të doni që ai të kuptojë se po e përcillni, transmeton Demokracia.com

Lexo Edhe:

Problemi, sidoqoftë, është se nëse i shikoni këto Stories tek dikush tjetër, atëherë ju ia bëni me dije apo ia bëni të ditur autorit se jeni duke e shikuar storien e tij. Edhe pse për shumë njerëz (për një shumicë) ky nuk paraqet ndonjë problem, ka situata ku mund të jenë të padëshirueshme.Instagrami, si i tillë, nuk ofron aftësinë për ta shikuar Storien e dikujt pa e njoftuar autorin e asaj storie paraprakisht, megjithatë ekzistojnë dy metoda efektive me të cilat mund të bëhet kjo.

Po sjellim për ju, dy mundësi alternative sipas të cilave ju mund të ndjekni një person dhe t’i shihni storyt në Instagram dhe emir juaj të mos figurojë në listën e personave që e kanë parë.

Airplane Mode

Nëse ju e deaktivizoni telefonin duke e vënë në airplane mode, ju do të deaktivizon plotësisht trafikun e të dhënave pasi storiet të jenë të ngarkuara. Pasi ta keni shikuar atë që ju intereson, dilni nga storiet dhe pastaj e deaktivizoni modalitetin e aeroplanit. Gjithashtu kujdesuni që kjo metodë të mos funksionojë nëse personi ka postuar më shumë se një storie brenda një dite.

FInsta

Finsta quhet një llogari e dytë në Instagram, në të cilën nuk keni të dhënat dhe foto private dhe zakonisht mund të përdoret që ju të shihni storiet e dikujt tjetër pa e ditur ata se kush jeni.