Si t’i përdorni hudhrat për largimin e peshës së tepërt - Gazeta Express
string(54) "si-ti-perdorni-hudhrat-per-largimin-e-peshes-se-tepert"

Si t’i përdorni hudhrat për largimin e peshës së tepërt

Gazeta Express

12/02/2020 15:10

Pesha e tepërt në organizëm shoqërohet edhe me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në regjionin e barkut. Me këtë problem përballen miliona njerëz në botë.

Dhjami jo vetëm që është një problem estetik, por është edhe burim i shumë komplikacioneve shëndetësore dhe sëmundjeve, duke përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës dhe rritjen e kolesterinës së keqe në gjak.

Lexo Edhe:

Sipas agroweb, një kurë natyrale, e cila është dëshmuar se ndihmon në heqjen e dhjamit dhe peshës në përgjithësi është ajo me hudhër. Kjo kurë ndihmon edhe në funksionimin sa më të mirë të sistemit të tretjes dhe mbanë nën kontroll nivelin e kolesterinës.

Për përgatitjen e kësaj kure ju duhet 12 thelpinj të mëdhenj hudhre, dy kokrra limoni dhe gjysme litre uji. Procedura e përgatitjes fillon duke i qëruar thelpinjtë me kujdes, pastaj duhet të bëhet shtypja e tyre me anë të një çekiçi kuzhine. Më pas, limonët duhet të priten në copëza të vogla, të bashkohen me hudhra dhe të hedhen në një tenxhere me ujë për tu zier për 15 minuta.

Lëngun pas zierjes duhet ta kulloni, dhe ta konsumoni tre herë në ditë. Rekomandohet që para secilit vakt të pihet nga një gotë me këtë lëng, i cili për nga shija nuk është dhe aq i mirë.

Efektet mund t’i vëreni pas një jave. /Express