Si t’i pastroni thonjtë nga kërpudhat: Pas këtij pastrimi sëmundja nuk përhapet dhe nuk kthehet më! - Gazeta Express
string(96) "si-ti-pastroni-thonjte-nga-kerpudhat-pas-ketij-pastrimi-semundja-nuk-perhapet-dhe-nuk-kthehet-me"

Si t’i pastroni thonjtë nga kërpudhat: Pas këtij pastrimi sëmundja nuk përhapet dhe nuk kthehet më!

Gazeta Express

03/06/2020 7:18

Kërpudhat në thonj janë sëmundje shumë e zakonshme. Si të shpëtojmë nga kjo plagë, ekziston një zgjidhje e thjeshtë

Për të eliminuar kërpudhat nga thonjtë në kushte shtëpie ju nevojiten vetëm hidrogjen dhe jod i zakonshëm dhe garnitura për manikyr, e cila përfshin gërshërët dhe limën për thonjtë

Lexo Edhe:

Nëse i keni këto gjëra, ndiqni këta hapa:

  1. I heqim me gërshërë të gjitha pjesët problematike të thonjve. Me kujdes veprojmë në mënyrë që të mos lëndohemi.
  2. Marrim limën e thonjve dhe nga ana më e vrazhdë e saj me kujdes limojmë thoin e infektuar sado që të mundemi. Përpiqemi të eliminojmë sa më shumë që të mundemi nga thoi i infektuar.
  3. Marrim pak pambuk, e njomin në hidrogjen dhe e vendosim në çdo thua, në atë mënyrë që pambuku i njomur të mbulojë pllakën e thoit. E heqim pambukun, duke lënë që hidrogjeni vetë të thahet dhe të veprojë 15 sekonda. Hidrogjeni djeg kërpudhat sikur flaka. Këtë veprim përsëriteni 3 deri në 4 herë.
  4. Tani marrim pambukun, e njomim në jodin farmaceutik dhe lyejmë çdo thua. I lëmë që të thahen. Të mos ju brengosë ngjyra e gështenjtë e thoit – ajo është pasojë e jodit i cili me kalimin e kohës do të shlyhet, madje nëse rregullisht i lani duart me sapun. Pas një jave të kësaj procedure do t’i eliminoni kërpudhat nga thonjtë.