Bebja dëshiron t’i vështrojë fytyrat, mirëpo për të më e dashura është fytyra e nënës, prandaj asaj vazhdimisht i dërgon shikime të këndshme
Veç kësaj, çdoherë kur bebja gugat apo lëshon zëra, i thotë nënës që e do.
Edhe para se t’i mbushë një vit, bebja çdo ditë i shfaq dashuri nënës, vetëm se atë e bën në mënyrë të veçantë.
Pediatrja Maria Raquel thotë që ajo saktësisht e njeh aromën e nënës dhe kënaqet me të, posaçërisht derisa thith, gjë që ia shfaq duke i buzëqeshur ëmbëlsisht.
Me siguri keni vërejtur që ajo qenie e vogël shpesh e përqafon nënën, aq më parë kur në ambient ka shumë njerëz, mes të cilëve ka edhe të tillë që i sheh për herë të parë.
Kështu tregon që më e mbrojtur është në përqafim të nënës dhe që nuk dëshiron ta zëvendësojë me asnjë tjetër.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...