Si tentuan hajnat në Ferizaj ta plaçkisin bankën me eksploziv - Gazeta Express
string(61) "si-tentuan-hajnat-ne-ferizaj-ta-plackisin-banken-me-eksploziv"

Si tentuan hajnat në Ferizaj ta plaçkisin bankën me eksploziv

Gazeta Express

17/10/2020 20:28

Tre plaçkitës me eksploziv kanë sulmuar një bankë në Ferizaj, por nuk ia kanë dal që t’i marrin paratë.

Gjithçka brenda saj është shkatërruar. Madje në këtë gjendje, nuk dihet as funksioni që ka pasur ky objekt para se në të, të ndodhte një shpërthim.

Lexo Edhe:

Pika e një banke komerciale në Komunën e Ferizajt, në mëngjesin e së shtunës u tentua të vidhet.

Tre plaçkitës, duke përdorur lëndë eksplozive, synuan të hyjnë në këtë objekt.

Përkundër tentimit, ata nuk ia dolën të finalizojnë vjedhjen, nga këtu dolën pa marrë asnjë para.

Kështu thonë nga Policia rajonale e Ferizajt, të cilët dolën në vendin e ngjarjes me të marrë informatën.

Jahiri tha se nuk ka asnjë të arrestuar nga ky rast.

Kurse nga ky rast të shqetësuar kanë mbetur banorët e Ferizajt.

Ata thonë se nuk janë mësuar të ndodhen këso gjëra në qytetin e tyre.

Njëri nga ta pohon se janë frikësuar për pasoja më të mëdha të këtij akti.

Sulmin në këtë filial të bankës e ka dënuar edhe Shoqata e Bankave të Kosovës.

Nga ky sulm që ndodhi rreth orës 05:45 në rrugën Vllëzërit Gërvalla në Ferizaj, nuk mbeti asnjë person i lënduar.